Berisha: Prizrenit i duhet një kryetar i cili është vetëvetja…

0
568

Ndonëse kanë mbetur edhe një vit nga zgjedhjet lokale në Prizren, ‘lufta’ ka disa javë që ka filluar mes subjekteve politike.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha është i mendimit se qytetit të Prizrenit i duhet një kryetar i cili është vetëvetja.

“Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, Prizreni asnjëher nuk ka pasur një kryetar që ka qenë vetëvetja!
Më kujtohet kur në vitin 2007 që kamë pasur një përplasje me Hashimin i cili donte qē në Prizren të kandidonte për kryetar dikend nga një qytet tjetër, nuk e lejova sepse e llogaritësha poshtrim të qytetit të Prizrenit.
Por për fatin e keq edhe atëher edhe sot, kryetari i Prizrenit po përdoret nga patronët e tyre në Prishtin vetëm si dekor dhe kukull e po dirigjohen nga “komisarët politik” të shefave në Prishtin!
Prizreni ka intelektuat të guximshëm të cilët munden me qeveris Kosovën, e jo të mos munden dhe lejohen tē qeverisin qytetin…!”, ka thënë Berisha./04 Online

Leave a Reply