Babai i dehur tenton ta vrasë djalin e tij 24-vjeçar në Malishevë

0
72
Foto: Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:40 në fshatin Llapqevë të Malishevës, ku një person 61-vjeçar nën ndikimin e alkoolit ka tentuar ta vrasë djalin e tij 24-vjeçar, shkruan Gazeta Sinjali.

Pasi është plagosur viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor kurse i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Kështu kanë bërë të ditur sinjalizues të Gazetës Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali edhe Nysret Xhurkaj, zëdhënës i Policisë rajonale në Gjakovë, i cili njoftoi se ende nuk dihet shkaqet e incidentit. “Mbrëmë rreth orës 23:40 në fshatin Llapqevë të Komunës së Malishevës ka ndodhur një tentim vrasje.

Babai (viti i lindjes 1959) nën ndikimin e alkoolit ka plagosur djalin e tij (viti i lindjes 1994), i cili më pas është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit. Arma e të dyshuarit është konfiskuar dhe rasti po vazhdon të hetohet”, ka thënë Xhurkaj.

Leave a Reply