Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ngushëllon familjen Hoxha

0
418

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, i ka shprehur ngushëllime familjes Hoxha në Randobravë pas vdekjes të Agim Hoxhës nga COVID-19.

Hasani ka shkruar në ‘facebook’ se Agimi ishte njëri ndër udhëheqësit e lëvizjes NDSH-së në rrafsh të Dukagjinit, i burgosur politik në vitet e pesëdhjeta, ku ka mbajtur mbi 9 vite burg në kazamatet serbë.

“E dhimbshme,

Corona virusi e morri dhe një jetë sot.

E morri në moshën e re, e ndau nga jeta, në moshën 59 vjeçare, bashkëvendësin tim, edukatorin, mësuesin e historisë së popullit Shqiptar, të nxënësve të SHFMU ” Mati Logoreci ” në Prizren.

Po ashtu sonte në mbrëmje, u varros, nën masa të sigurisë së policisë së Kosovës, nën dritat e automobilave, bashkëvendësin im
Agim Arif Hoxha.

Agimi ishte djali i dytë i Arif Ramadan Hoxhës, njëri nga udhëheqësit e lëvizjes NDSH-së në rrafsh të Dukagjinit, i burgosur politik në vitet pesëdhjeta, ku ka mbajtur mbi 9 vite burg në kazamatet Serbe, për lirinë, çlirimin dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

E ndaj dhimbjen dhe shpreh ngushëllimet e mia familjes, të afërmve, miqve, bashkëvendasëve dhe kolektivit të shkollës !

I lehtë të qoftë dheu e u prehsh në parajsë bashkëvendësi im, Agim!”, ka shkruar Hasani./04 Online

Leave a Reply