93 mijë e 528 të shëruar nga koronavirusi në total në Kosovë deri më tani, 9 mijë e 296 raste aktive

0
329
Foto: Ilustrim

93 mijë e 528 është numri i përgjithshëm i personave që e kanë mposhtur koronavirusin deri më tani në Kosovë.Ndërkaq, numri i rasteve aktive ka shkuar në 9 mijë e 296 sosh, përcjell GazetaBlic.Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 269 raste, nga gjithsesj 3 mijë e 262 mostra të marra.

Më poshtë edhe komunikata e plotë.449 TË SHËRUAR DHE 269 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.262 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 269 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 71 vjeç), Prizren 2 raste (81, 60 vjeç), Ferizaj 1 rast (65 vjeç), Gjakovë 1 rast (58 vjeç), Gjilan 1 rast (67 vjeç), Lipjan 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (75 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 104.986 raste nga 530.954 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.162 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 449 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 93.528 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.296.

Leave a Reply