Idetë “e çmendura” nuk kanë fund, organizohet ndeshje futbolli ndërmjet të infektuarve dhe të painfektuarve

0
61

Edhe pse situata me koronavirus mbetet e vështirë, në Spanjë ka persona të cilët nuk i marrin seriozisht të dhënat alarmuese dhe rritjen e numrit të të prekurve.

Disa të rinj të papërgjegjshëm në Pamplona, vendosën të organizonin një ndeshje futbolli, me synim që të mblidhnin fonde për të infektuarit nga Covid-19. Ndeshja do të zhvillohej në Mendilori, një prej lagjeve më të prekura nga koronavirusi.

Gazeta “As” shkruante se ndeshja me emrin “Të infektuarit kundër të painfektuarve”, u organizua në rrjetin social, “Instagram”. Kjo lejoi departamentin informatik të policisë që të gjente organizatorët, të cilët tashmë akuzohen për “kërcënim të shëndetit publik”.
Një grumbullim i tillë masiv me njerëz, ku një pjesë e madhe do të ishin të prekur nga koronavirusi, do të kishte bërë që numri i infektimeve në Pamplona të rritej edhe më tepër. Përgjegjësi për ndeshjen e futbollit ishte një djalosh 23-vjeçar, i cili edhe në muajin qershor organizoi një takim publik, ku morën pjesë qindra persona.

Leave a Reply