Apple ‘njeh territorin e Kosovës’ me sistemin e ri operativ iOS 15?

0
384

Për dallim nga softuerët paraprak, tani Apple, në sistemin e ri operativ, siç duket, kufijtë e Kosovës i ka shënuar me një vijë të plotë, e jo siç ka qenë më parë, me vijë të ndërprerë.

Një konstatim i tillë mund të nxirret së paku nga pretendimet e disa përdoruesve të këtij softueri, sipas të cilëve me azhurnimin e softuerit të ri, harta e Kosovës duket me vijë të plotë.

Dhe ky hap i Apple supozohet të jetë hedhur në sistemin e ri operativ iOS 15, përcjell Telegrafi.

Aty Kosova mund të shfaqet me territor të përkufizuar me kufij të plotë me Serbinë.

Sidoqoftë, një formë e tillë e hartës së Kosovës, nuk është shfaqur tek të gjithë përdoruesit e këtij softueri – disa prej tyre kanë thënë se harta vazhdon të jetë me vijë të ndërprerë.

Ndryshe, muaj më parë, Apple kishte rregulluar të gjitha lokacionet në territorin e Kosovës dhe ato ishin shënuar në gjuhen shqipe.

Ky veprim kishte ardhur pasi një peticion i filluar në korrik të vitit 2020 i kërkoi Apple të tregonte një Kosovë të pavarur në hartat e saj.

Peticioni u mbështet edhe nga të famshmit me origjinë shqiptare, përfshirë Dua Lipa, Rita Ora, etj.

Qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë gjithashtu kërkuan nga Apple që ta tregojë Kosovën si një vend të pavarur. /Telegrafi/

Leave a Reply