‘Kryetari i Facebook’ut’: Anëtari i LDK’së tregon se si janë tharë 157 të mbjellur nga Komuna e Suharekës, vlera e tyre shumë e madhe

0
422

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Suharekë, Selman Kolgeci, ka reaguar në lidhje me disa drunjë që ka mbjellur komuna e udhëhequr nga Bali Muharremaj, shkruan Gazeta Metro. 

Me anë të një shkrimi në Facebook, Selman Kolgeci ka reaguar për tharjen e drunjëve dekorativ që janë mbjellur në rrugën Vraniq-Suharekë, konkretisht nga hyrja deri në dalje të fshatit Savrovë.

Ai e ka quajtur Bali Muharremajn, kryetar të Facebook’ut.

“Rruga Vraniq-Suharekë (konkretisht nga hyrja deri në dalje të fshatit Savrovë) tregon në mënyre korrekte, të pa anshme e të pa djallëzuar,“KUJDESIN” të cilin e “tregon” kryetari i faceebok-ut për lulet e gjelbrimin në përgjithësi dhe për drunjët dekorativ në veqanti”, ka shkruar Kolgeci.

Tutje ai ka treguar edhe sa drunjë janë tharë dhe sa është dëmi i tyre.

“Përafërsisht 157 nga 171 drunjë kanë dështuar(janë tharë), kujtojmë se për këta drunjë Komuna e Suharekës ka paguar çmim astronomik 92 €/copë! Vetëm në këtë segment të shkurtër rrugorë (rreth 1.5 km) dëmi i shkaktuar është përafërsisht 14,444’00 €”, ka shkruar Kolgeci.

Leave a Reply