Koha kur do të hapet sot linku për termine në Ambasadën e Gjermanisë

0
497

Sot pritet të hapet linku për termine për viza pune në Ambasadën Gjermane në Kosovë.

Ambasada ka njoftuar se lista e pritjes për caktimin e terminit për parashtrimin e kërkesës për vizë për muajin tetor do të hapet sot, më 7 shtator, në orën 11:00.

“Për terminet që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme. Prandaj lista e pritjes për termine për muajin shtator është mbyllur. Lista e pritjes për tetorin do të hapet të martën, 7 shtator në orën 11:00 të mëngjesit”, thuhet në njoftim.

Linku për caktim të terminit hapet duke klikuar këtu: TERMINET.

Leave a Reply