Kjo është dashuri! Taika kujdeset për fustanin e Ritës para kamerave në tapetin e kuq

0
350

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka marrë vëmendje teksa doli në tapetin e kuq në festën e Vanity Fair në kuadër të mbrëmjes së çmimeve Oscars.

Krijuesja e hitit “Let You Love Me”, kishte të veshur një fustan dhe pallto mahnitëse të dizajnuar nga stilisti, Sohee Park, si dhe me këpucë të ngjashme që i kombinoj bukur, shkruan Indeksonline.

Paraqitja e saj ishte magjike, ku për t’u kompletuar çdo detaj, ishte Taika ai i cili kujdesej që të dukej sa më bukur para fotografëve.

Edhe Taika u shfaq i veshur me plotë stil, duke marrë vëmendje si një dyshe fantastike./Indeksonline/

Leave a Reply