Keni pirë shumë? Së shpejti smartphone do t’ju lajmërojë në kohë nga ndryshimi i zërit dhe ecja

0
194

Nëse e teproni me alkoolin, së shpejti do të vijë shpëtimi falë Smartphone-ve, të cilët do t’ju paralajmërojnë dhe ndoshta do t’ju shpëtojnë jetën.

Një studim i botuar në “Journal of Studies on Alcohol and Drugs” ka nxjerrë në pah se si karakteristikat e telefonave inteligjentë modernë mund të jenë shpëtimtarë për ata që janë në rrezik të alkoolizmit dhe për shumë të rinj që shpesh përfshihen në aksidente automobilistike pikërisht për shkak të nivele të jashtë kontrolli të alkoolit. Kjo do të ishte e mundur falë softuerit të njohjes së zërit, i aftë për të perceptuar ndryshimin në tonin e zërit dhe për të paralajmëruar pronarin me një njoftim.

Studiuesit nga Universiteti i Torontos, së bashku me ata nga Stanford Medicine, kryen një eksperiment mbi një grup të rriturish të moshës 21 vjeç e lart. Pjesëmarrësve të testit iu dha një dozë e barabartë alkooli në përpjesëtim me peshën e tyre, pas së cilës atyre iu caktuan rastësisht një seri rrotullimesh të gjuhës për të shqiptuar. E para me stomakun bosh, e dyta pas marrjes së alkoolit dhe më pas një në çdo 60 minuta, deri në shtatë orë pas pirjes.

Pjesëmarrësit lexuan shqiptimet e fjalëve me zë të lartë përpara një smartphone që i regjistronte ato, ndërsa shkencëtarët regjistronin nivelet e përqendrimit të alkoolit në ajër çdo gjysmë ore deri në fund të eksperimentit. Në një fazë të mëvonshme, zërat e kampionuar u izoluan duke përdorur softuer dhe u analizuan bazuar në parametra të saktë si frekuenca dhe toni. Së fundi, kur të dhënat u krahasuan me rezultatet në lidhje me avujt e etilit të pranishëm në ajrin që ata nxirrnin, ndryshimet vokale të pjesëmarrësve çuan në një lexim të saktë 98% të nivelit të alkoolit në gjakun e tyre.

Një rezultat kaq i saktë i befasoi vetë autorët e studimit dhe mund të shpjegohet me përparimin e arritur në softuerin e analizës akustike dhe të mësimit të makinerive.

Brian Suffoletto, kreu i projektit, shpjegoi se objektivi i një testi të këtij lloji është të ofrojë mjetet për të ndërhyrë menjëherë në rast nevoje; dhe se aplikacionet janë shumë më të shumta.

“Një mjet i aftë për të kampionuar në mënyrë pasive të dhëna që kanë të bëjnë me një individ ndërsa ai kryen rutinën e tij të përditshme mund të jetë i dobishëm për të theksuar një problem të alkoolizmit dhe për të sinjalizuar nevojën për ndihmë”.

Përveç softuerit të njohjes së zërit, aplikacioni që përmban atë mund të pajiset me sisteme të tjera zbulimi që shfrytëzojnë komponentët e një telefoni inteligjent dhe për shembull të trajnohet për të njohur edhe ecjen, falë oshilometrave të pranishëm në telefonat celularë, ose gramatika e përdorur në mesazhet e shkruara të bisedave të ndryshme.

Në këtë mënyrë do të kishte biomarkues të tjerë të dobishëm shtesë digjitalë, duke pasur parasysh se aftësia për të “dëgjuar” vetëm mund të mos jetë e mjaftueshme nëse individi nuk flet për orë të tëra, ndoshta sepse ai vetëm pi.

Leave a Reply