Kapet me dy armë të gjata në Prizren, prangoset nga policia

0
383
Foto: Ilustrim

Një person është shoqëruar në stacion policor në Prizren, sot rreth orës 15:00, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontrolle dhe posedim i paautorizuar i armës”.

Hetuesit e stacionit policor në Prizren në bashkëpunim me zyrtarët policorë të nënstacionit Stredska kanë kryer një bastisje në shtëpi e tij, ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjata.

Një burim brenda prokurorisë i ka thënë Sinjalit se tek i dyshuari policia ka konfiskuar një pushkë gjuetie dhe një pushkë M48, të cilat i mbante pa leje.

I dyshuari është i komunitetit boshnjak dhe se rasti do të trajtohet nga Prokuroria Themelore në Prizren për të proceduar me veprimet e nevojshme ligjore.

Leave a Reply