Islamaj: Për shkak të paaftësis për të qeverisur, qyteti Prizrenit humbi 5 milionë euro

0
607

Sekretari i përgjithshëm i degës së PDK-së në Prizren, Visar Islamaj, ka reaguar ndaj kryetarit Mytaher Haskuka, duke thënë se arroganca e Mytaher Haskukës ndaj drejtorëve të partnerve të koalicionit, dhe ledhatimi i atyre që i ka emeruar vet në pozicione politike, ka sjellë pasoja të pariparueshme.

Gjithashtu ai ka thënë se qyteti t’i humb 5 milion euro buxhet nga grantet e qeverisë për shkak të paaftesise për të qeverisur.

Ky është postimi i plotë:

Ushtrimi i pushtetit autoritar dhe arroganca e Mytaher Haskukes ndaj drejtoreve te partnerve te koalicionit, dhe ledhatimi i atyre qe i ka emeruar vet ne pozicione politike, ka sjelle pasoja te pariparueshme per qytetin e Prizrenit. Ne historikun e qeverisjeve te qytetit te Prizrenit, nuk mbahet mend te kete pasur qeveri me te lodhur, me te dobet e me te korruptuar se kjo e Mytaher Haskukes.

Ne keto tre vitet e fundit te qeverisjes nuk kam pare e as degjuar nga dikush se, ne Prizren eshte realizuar ndonje projekt i rendesishem ose i ndermjetem.

Eshte e turpshme qe qyteti t’i humb 5 milione euro buxhet nga grantet e qeverise per shkak te arrogances dhe paaftesise per te qeverisur.

Leave a Reply