Inzaghi nuk i kursen elozhet për Asllanin: Edhe ai vetë e ka kuptuar sa është përmirësuar

0
180

Me titullin kampion të siguruar, Simone Inzaghi vijon t’i japë minuta mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani, i cili qëndroi në fushë për 90 minuta në transfertën ndaj Frosinones dhe bëri një ndeshje mjaft të mirë.

Vetë tenkiku zikaltër shpenzoi fjalë mjaft të mira për mesfushorin shqiptar në përfundim të takimit, duke vlerësuar jo pak rritjen e tij gjatë këtij sezoni.

“Kristjan Asllani është rritur shumë dhe madje edhe ai vetë e ka kuptuar përmirësimin që i ka ndodhur gjatë muajve të fundit. E meriton të luajë, pasi e kemi aktivizuar titullar edhe në ndeshje delicate dhe nuk ka zhgënjyer. Jam i kënaqur me të gjithë futbollistët, por shpenzova dy fjalë më shumë për Asllanin, pasi e meriton vërtetë”, u shpreh Inzaghi.

Ky është sezoni i dytë i Asllanit me fanellën e Interit, me mesfushorin 22-vjeçar që vitin e parë luajti një total prej 854 minutash, ndërsa këtë vit numëron 1044 minuta në fushë, kur kanë mbetur ende edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar.

Ndërkohë këtë të shtunë mesfushori shqiptar pritet të kryejë testet mjekësore, pasi mbylli ndeshjen ndaj Frosinones duke çaluar në këmbën e majtë, megjithatë mjekët zikaltër janë optimistë se nuk ka asgjë shqetësuese./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here