FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Efes 2024”

0
154

Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Efes 2024”.

Përmes një njoftimi, FSK ka treguar se Regjimenti i tretë i Këmbësorisë i është bashkuar 43 shteteve që po marrin pjesë në këtë ushtrim.

“Kontingjeti i FSK-së, nga Regjimenti i tretë i Këmbësorisë i është bashkuar 43 shteteve që po marrin pjesë në njërin nga ushtrimet më të mëdha i cili realizohet në Izmirë të Republikës së Turqisë dhe udhëhiqet nga Armata Egjeane Turke. Ushtrimi ka për qëllim prezantimin e aftësive dhe kapaciteteve të forcave pjesëmarrëse të shteteve të ndryshme të koordinuara dhe harmonizuara për misione të përbashkëta paqësore dhe ndërveprueshmërinë në mes tyre”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here