Flet Edis Hamza, artisti nga Prizreni: Si e punova Shqiponjën dy krenare me 1500 fleta dhe 500 balona

0
184

Është nga qyteti historik i Prizrenit dhe nuk ka si të mos motivohet të bëjë diçka të veçantë. Për më tepër është artist i shkolluar. Fjala është për Edis Hamza, i cili punon si mësimdhënënës i artit në një nga shkollat e Prizrenit.

Ai në një intervistë për “Kids of Kosova” ka treguar nga i erdhi ideja të punojë shqiponjën me 1500 flet dhe 500 balona, si dhe tregon nëse të hy në librin e rekordeve Guinness.

Kids of Kosova: A bën së pari një CV tuajën. Kush jeni,  shkollimi?    

Edis Hamza: Vij nga qyteti historik i Prizrenit. Shkollen fillore e kam kryer ne SHFMU “Motrat Qiriazi” në Prizren ndërsa atë mesmen Gjimnazin “Gjon Buzuku” po ashtu në Prizren. Akademin e Arteve të Bukura në Universitetin e Prishtinës në drejtimin Grafikë te prof. Fatmir Krypa. U diplomova në vitin 2012, ndërsa studimet postdiplomike te prof. Valdeta Veliu Vuçitërna po ashtu në degën e Grafikës. Jetoj dhe veproj në Prizren. Jam pasionant i natyrës, sepse e dua të gjelbrën. Kohën e lirë mirrem me çiklizëm dhe hiking. Jam ideator i shumë evenimenteve në kuadër të projekteve që kanë shkollat e qytetit tonë të Prizrenit. Kam qenë në pjesmarrës në shumë ekspozita kolektive dhe koloni artistike në bazë të festave të ndryshme zyrtare dhe private, etj.

Kids of Kosova: Cili është profesioni juaj? Çfarë punoni?

Edis Hamza: Profesioni im është: artist në artet moderne dhe tradicionale.  Ndërsa puna ime është: unë punoj mësimdhënës i artit në SHFMU”Zenun Çoçaj” Gjonaj dhe SHFMU “Atmaxha” Atmaxhë.

Kids of Kosova: Ju keni punuar një shqiponjë 10m X 10 m. A mund të na flisni rreth këtij punimi?

Edis Hamza: Idea ishte se punimi i shqiponjës dy krenare në formë instalacioni apo ta quajmë si mozaik me letra A4, erdhi si motiv i ngjarjeve madhore që ka Shqipëria dhe sakrificave për atdhedashurinë e kombit tonë. Koha për ta punuar këtë shqiponjë në tërësi ishte gjithsejt 08:15 min, pra janë përdorur 1300 fleta të dimensionit A4 dhe 500 ballona për ta paraqitur realizimin sa më bukur të kësaj vepre arti.Lojtës Videosh00:0000:08Lojtës Videosh00:0000:03

Kids of Kosova: A synoni ndonjë rekord, qoftë edhe GUINNESS?

Edis Hamza: Synimet e mija personale për ndonjë rekord të ri, qoftë edhe në GUINNESS janë pa ndonjë plan, por kam besim të plotë se do ta arrij cakun final, derisa të realizon projektet të cilat nuk kanë konkurrencë në idetë personale që nuk janë të shfaqura ende kurrë dhe asnjëherë më parë.

…projektet të cilat nuk kanë konkurrencë dhe që nuk janë shfaqur asnjëherë më parë.

Kids of Kosova: Për fund, cilat janë planet tuaja në të ardhmen?

Edis Hamza: Planet e mia për të ardhmen janë që; ne si artist me vizion të plotë jemi ata të cilët i japim frymë një fshati, qyteti apo një vendi të caktuar, prandaj e ardhmja është se neve na presim punë madhore për ta dërguar kulturën, qytetërimin dhe avancimin artistik drejt një botkuptimi të pastër jetësor. 

Leave a Reply