I fali shpullën, por jo? Plas sërish sherri mes Luizit dhe Kejvina Kthellës: E ka mendjen tek fama, jo tek…

0
191

Një ndër momentet më të komentuara gjatë edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ishte debati i ashpër mes Luiz Ejllit dhe Kejvina Khjellës ku debati mes tyre agravoi aq sa kjo e fundit e goditi këngëtarin me shuplakë në fytyrë.

E ky veprim i këngëtares solli dhe eliminimin e saj nga loja, e cila disa javë më pas i dërgoi Luizit një dron ku i kërkonte publikisht falje dhe që atëherë modelja e ka shprehur jashtë mbështetjen e saj për Luizin.

Mirëpo së fundmi duket se ka ndodhur sërish diçka mes dy ish-banorëve, kjo pasi është vënë re se Kejvina e ka hequr nga lista e ndjekësve këngëtarin ndërsa ky i fundit e ka ende “follow” Kejvinën.

Këtë herë, konflikti mes tyre është zhvilluar pa shumë bujë, duke sjellë në një shkëputje tjetër të miqësisë.

Nga miqtë e dyshes, bëhet me dije se dy ish-konkurrentët, këtë herë i kanë dhënë fund miqësisë njëherë e mirë dhe shkak është bërë pikërisht Kiara.

Qëkur ishte brenda në shtëpi, Kejvina nuk i kurseu deklaratat për Kiarën, çfarë ka bërë që jashtë Luizi të ndikohet nga bashkëshortja e tij dhe të distancohet njëherë e mirë nga Kejvina.

Kjo ka bërë që ti vijë fundi raportit që sapo kishte rivendosur me Kejvinën.

Kujtojmë se disa javë më parë fituesi i “BBVIP” foli për Kejvinën në një intervistë ku u shpreh se çfarë ka ndodhur në shtëpinë e famshme ka mbetur aty dhe tashmë njerëzit duhet ta duan për atë që është jashtë.

“Që kur kam dalë prej ‘Big Brother’ nuk kam folur me asnjërin prej tyre.

Më ka shkruar edhe Kejvina.

Unë e kam thënë, në momentin që unë fik dritat dhe mbyll derën e asaj shtëpie, kam lanë çdo gjë aty.

Nëse doni të më vlerësoni për Luizin që jam jashtë, ja ku më keni”, u shpreh asokohe këngëtari.

Modelja seksi u kthye në fansen më të zjarrtë të Luizit, madje shpesh herë duke sulmuar edhe Kiarën.

Kejvina Kthella ka analizuar sherrin mes Efit dhe Kiarës e Luiz, të cilët nga miq duket se po kthehen në kundërshtarë të fortë.

Ish-velina, e cila u përjashtua nga BBV pasi gjuajti me shpullë Luizin, tha se Kiara ka xhelozi ndaj Efit sepse doli lojtare më e zgjuar.

Ndërsa theksoi se fama po shkatërron Kiarën, ndërsa kjo e fundit të dashurin e saj.

“Kiara s‘ka asgjë më shumë sesa xhelozi për Efin, sepse atë e do publiku dhe nuk e kapërdin dot faktin që Efi kapi lojën para saj, që është më e zgjuar se ajo.

E ka personale me Efin dhe jo në kuadër të lojës (inate gocash e dini ju).

Ndërsa Efi ska pse të mërzitet që nuk e gjeti Luizin si më përpara se ka kaluar 2 muaj nga dalja jote dhe loja ka ndryshuar.

Efi hyrjen në BBV e bëri me miken e jetës, Mikelën dhe kur erdhi puna tek loja zgjodhi të ndahej nga ajo.

Luizi ka 102 ditë aty brenda dhe është i dërrmuar psikologjikisht, dhe siç erdhi situata me hyrjen e banorëve të rinj vendosi ti besonte të dashurës së tij.

Por e dashura e tij e ka mendjen tek fama dhe jo dashuria për të.

Çfarë faji ka Luizi që është verbuar dhe ka dashuruar vajzën e gabuar? Kiarita po shkatërron Luizin, fama po shkatërron Kiarën.”

Me anë të një shkrimi të gjatë në “Instagram”-in e saj, modelja shprehet se ra pre e në manipulimi brenda shtëpisë dhe thekson se vendimi për të hyrë në spektakël ishte i gabuar.

“Kejvina e ‘BB Vip’, ra pre e një manipulimi, të turpshëm, por unë nuk jam këtu për t’u viktimizuar.

Jam për të treguar se si ndjehem dhe se si përshkallëzoi situata.

‘Big Brother Vi’p nuk është formati i lojës që më përshtatet mua.

E kam kuptuar me vonesë ndoshta, por kam qenë ende brenda në shtëpi kur kam kërkuar të dal.

Unë duhet të dilja nga ajo shtëpi, sepse vendimi im për tu futur ishte i gabuar.

Por për një gjë jam mirënjohëse dhe këtë e them me plot gojën.

Kjo eksperiencë më mësoi të njoh njerëzit e vërtetë, të njoh miqtë nga pseudomiqtë, si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë së ‘Big Brother’ dhe të rritem”, shkruan fillimisht modelja.

Më pas ish-banorja i ka kërkuar dhe falje publike Luizit, të cilin e cilësoi si mikun më të mirë në atë shtëpi dhe që është treguar i vërtetë me të.

Leave a Reply