Haskuka: Koha e bllokadave për Prizrenin do të përfundojë me 17 tetor

0
414

Koha e bllokadave për Prizrenin do të përfundojë me 17 tetor, kështu ka deklaruar Mytaher Haskuka, mbrëmë në një tubim zgjedhor të mbajtur në lagjen “Arbanë”.

Haskuka në këtë tubim zgjedhor është zotuar se në mandatin e dytë do të investohet edhe më shumë në këtë lagje.

Njoftimi i plotë i LVV-së në Prizren:

Koha e bllokadave për Prizrenin do të përfundojë me 17 tetor, ndërsa lagjes “Arbana” përkrah do t’i qëndrojë brezi i gjelbër me shteg për biçikleta, rrugë për këmbësorë, vendkalime për vetura, hapësirë të gjelbër për fëmijë dhe rruga e shtruar me kubëza për banorët e lagjes “Jeta e Re”
Na bllokonin me vendime nga lart dhe thoshin se Komuna po i bllokon qytetarët dhe nuk po iu jep leje. Kjo quhet hipokrizi dhe është ves i keq që synon të mashtrojë të tjerët.
Me lagjen “Arbana” Prizreni do ta thyejë edhe një tjetër rekord, pas atij të 14 shkurtit, kur Kuvendin Komunal për herë të parë do ta përbëjë shumica e kandidatëve nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

BASHKËQEVERISIM ✅144

MëshumëpërPrizrenin

LëvizjaVETËVENDOSJE

Leave a Reply