Giani De Biasi, mund të emërohet selektori i ri i Kosovës?

0
373

Bernard Challandes i ka ndarë rrugët sot me Kosovën. Trajneri zvicërian është shfaqur në konferencë me Agim Ademin ku kanë njoftuar lajmin për largimin e tij.

Menjëherë në media kanë filluar të lakohen emrat e disa trajnerëve që shihen si zëvëndësues potencial të Challandes.

Burime të sigurta të Indeksonline bëjnë të ditur se Giani De Biasi është top prioritet i Kosovës.

Ish-selektori i Shqipërisë është më i preferuari nga FFK dhe se janë bërë lëvizjet e para për afrimin e tij te Kosova.

65 vjeçari italian është në prag të largimin nga Azerbajxhani.

De Biasi ka dështuar totalisht me Azerbajxhanin duke marrë 1 pikë nga shtatë përballjet me këtë përfaqësuese./Indeksonline

Leave a Reply