Formohet Dhoma Zejtare e Ballkanit Perëndimor

0
180

Oda e Ndërmarrësve e Zejtarëve të Kosovës mori pjesë në forumin për formimin e Dhomës Zejtare të Ballkanit Perëndimor dje në Shkup.

Lajmi është bërë i ditur nga Afrim Tejeci, ish-kryetar i Shoqatës së Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit përmes një postimi në Facebook.

Pjesë e Dhomës Zejtare të Ballkanit Perëndimor janë Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, ndërsa projekti mbështetet nga Bashkimi Evropian.

“Sot, në Shkup në prani të shumë ministrave dhe përfaqësuesve të MINT, para flamurit të Republikës së Kosovës, në emër të zejtarëve të Kosovës patëm nderin në këtë forum të nënshkruajmë deklaratën e Dhomave Zejtare të Ballkanit Perëndimor. Kosovën në këtë forum e përfaqësoi dhe nënshkroi Oda e Ndërmarrësve e Zejtarëve”, ka shkruar Tejeci.

Për më tepër, ai ka theksuar se zejtaria është pjesë e rëndësishme e ekonomisë dhe se ajo ka për vizion krijimin e fuqisë punëtore të kualifikuar në Kosovë.

“Oda e Zejtarëve të Republikës së Kosovës do të ketë misionin që zejtaria ta fitojë vendin e merituar në shoqëri. Me bashkëpunime të kësaj natyre, rezultatet nuk do të mungojnë”, ka theksuar Tejeci.

Leave a Reply