Florim Kryeziu viziton QKMF-në në Suharekë

0
411

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Florim Kryeziu ka vazhduar me aktivitetet dhe takimet elektorale.

Kryeziu sot së bashku me kandidatët tjerë për deputet nga ky subjekt politik kanë vizituar QKMF-në në Therandë.

“U mirëpritëm në QKMF në Therandë, të cilët i falënderuam për kontributin e dhënë në vazhdimsi e në veçanti nga marsi i vitit 2020, ku mjekët dhe infermjerët qëndruan në ball të lufës kundër Covid 19”, ka thënë Kryeziu./04 Online

Leave a Reply