Flinë më të mirë në qytet e përgatit Marina Vjollca, po nuk e besuat shihni këtë video

0
327

Nëse e keni dëgjuar këngën “Hi Lumi” të reperit Lumi B, mund të mos keni fiksuar refrenin “A di me bo fli ti, a di me bo fli?”. Nëse nuk e keni provuar ndonjëherë na vjen keq për juve, pasi keni humbur një nga gatimet më të mira të kuzhinës shqiptare, nëse doni të dini si përgatitet ju ftojmë të ndiqni udhëzimet e shefe Marina Vjollcës. Edhe pse para disa ditësh moderatorja e njohur u shfaq në Instagram me duart e fashuara pasi ishte djegur, duket se ka vendosur të sfidojë veten në kuzhinë. Kësaj here jo në shtëpinë e saj, por në natyrë.

Bukuroshja e ekranit ka përgatitur së fundmi fli, një recetë shumë e përhapur në veriun e Shqipërisë dhe Kosovë dhe gjykuar nga pamjet duket një profesioniste e vërtetë. Sigurisht që sekreti i flisë nuk është vetëm brumi, por edhe saçi i nxehtë që Marina e ka pas shpine. Videoja flet vetë, ndaj hidhini një sy dhe ndani mendimin tuaj.

Leave a Reply