Emrat e njohur të show-bizit të cilët ishin prezent në ditëlindjen e Sara Hoxhës

0
291

Në një prej lokaleve të kryeqytetit, gruaja e reperit Ledri Vula, Sara Hoxha, festoi ditëlindjen në prani të shumë të ftuarve, shkruan Express Rozë.

Kjo ditëlindje njëherësh ka bërë bashkë edhe gratë e të famshmëve.

Në këtë festë nuk kanë munguar miqtë e Sarës dhe Ledrit, në këtë festë u pa MC Kresha dhe bashkëshortja, Erzina e cila shihet rrallë.

Gjithashtu, në këtë festë ishte edhe futbollisti, Milot Rashica me gruan e tij, Belkiz.

Emrat të tjerë të show-bizit shqiptarë u panë aty si: DJ PM, DJ Dagz, Bardhi, Jetmir Agaj, producenti Çelik Lipa, Lumi B, Aktoret e Farës së Flliqt, menaxheri i Taynës – Rinor Hykolli, moderatorja e Express Rozë – Festa Qoqaj, ish-konkurrenti i “Për’puthen” e shumë të tjerë.

Ledi Vula i ka dhuruar një tortë të madhe partneres së tij Sara Hoxha, para të pranishmëve, në festën e ditëlindjes së saj./Express/

Leave a Reply