E tmerrshme: Burri në Suharekë dhunoi të miturën dhe e incizoi aktin, bie në pranga

0
158

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Në shumë raste viktima janë edhe vajzat e mitura, të cilat keqpërdoren seksualisht nga personat e rritur pavarësisht moshës së tyre minore, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast tronditës është zbuluar në Prizren, pas informacioneve të publikimit të një videoje, ku shiheshin dy persona duke kryer marrëdhënie seksuale.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas zhvillimeve hetimore është arritur që të identifikohen personat në videon, ku viktima është një vajzë 15-vjeçare.

Njësitë policore janë vënë në lëvizje dhe kanë arritur që ta arrestojnë 35-vjeçarin, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve policorë ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur dhe të gjithë aktin e ka regjistruar me videoincizim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.

Kujtojmë që sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, personat që kryejnë marrëdhënie seksuale me persona që janë nën moshën 16-vjeçare, kryejnë vepër penale dhe mund të dënohen me burgim prej 5 deri në 20 vjet.

Leave a Reply