Dua Lipa dhe Callum Turner kanë tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tyre elegante në eventin “Serpenti Infinito” të Bvlgari, të mbajtur të mërkurën në Nju Jork.
Çifti i njohur u shfaq dorë për dore gjatë festës që pasoi eventin, e organizuar në ambientet luksoze të penthouse-it dhe klubit BOOM.
Dua Lipa shkëlqeu me një kombinim elegant dhe modern, duke zgjedhur një bust të dekoruar me detaje vezulluese, të kombinuar me pantallona të zeza me prerje klasike.



Pamja e këngëtares u kompletua me bizhuteri nga koleksionet e Bvlgari, duke i dhënë paraqitjes së saj edhe më shumë elegancë dhe luks.
Në krah të saj, Callum Turner u shfaq po ashtu me një stil të sofistikuar, ndërsa dyshja nuk i kurseu momentet e afërsisë para fotografëve.





Dua Lipa, e cila këtë vit u emërua ambasadore globale e Bvlgari, ka krijuar një bashkëpunim të rëndësishëm me markën prestigjioze italiane.
Në momentin e prezantimit të saj si imazh global i kompanisë, këngëtarja ishte shprehur e emocionuar për këtë kapitull të ri, duke e përshkruar Bvlgari-n si një markë që përfaqëson “feminitetin modern”.
Paraqitja e saj në Nju Jork ishte një tjetër moment ku muzika, moda dhe jeta personale u ndërthurën, me Dua Lipën dhe Callum Turner që u kthyen në një prej çifteve më të fotografuara të mbrëmjes. /GazetaExpress/















































