Driton Selmanajt i bien votat në vendlindje, nuk dihet se a bëhet deputet

0
527

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar të gjitha votat në komunat e Kosovës, dhe ka filluar të publikoi votat e kandidateve për deputet nga të gjitha subjektet, por ende nuk ka një datë të saktë për numërimin e votave me kusht dhe ato me postë.

Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Driton Selmanaj, gjatë kësaj kohe ishte edhe zëvendëskryeministër në qeverinë Hoti, por që në zgjedhjet e mbajtura më 14 shkurt në vendlindjen e tij, ai ka arritur të grumbullojë deri tani 1485 vota.

Ndërsa, Selmanaj në zgjedhjet e kaluara kishte arritur 3.892 vota në Prizren.

Edhe pse ishte pjesë e 10-shës së parë në listën e kandidatëve për deputet, ai nuk arriti që të grumbullonte më shumë vota se Florent Ukaj dhe Selajdin Fanaj që ishin të renditur më poshtë në listë.

LDK-ja, në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka shënuar rezultatin më të dobët ndonjëherë, duke marrë 13.08 për qind të votave. Sipas këtij, rezultatit, pritet që LDK të ketë rreth 15 deputetë në Kuvend. Nuk dihet nëse Selmanaj do të arrijë të jetë një nga ta.

Deri tash janë numëruar votat e rregullta, ndërsa rezultati nuk përfshin votat me kusht dhe votat me postë. /Gazeta Express/

Leave a Reply