Donaldi emocionohet kur flet për Borën, zbulon a do ta takojë pas daljes nga “Big Brother”

0
361
Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Donaldi i është rikthyer sërish raportit të tij me Borën.

Në një bisedë me Fifin, Semin dhe Klejdin, ai ka sqaruar se dy ishin karaktere të njëjtë kokëfortë që ziheshin për gjëra koti, detaj që e vështirësoi lidhjen.

Këtë e plotësoi mikja që i njeh të dy më mirë, Semi.

“Dy gjela. Janë të njëjtë vetëm se njëri është çun e tjetri gocë” – u shpreh ajo.

Gjatë bisedës, Donaldi tha se është femra që e ka dashur më së shumti gjatë jetës teksa Fifi u shpreh e bindur që ai e do ende.

“E do atë” – deklaroi Fifi e cila e pyeti nëse do ta takojë Borën pas daljes nga “Big Brother VIP”.

“Se di” – ishte përgjigja e Donaldit që u duk i emocionuar teksa fliste për ish të dashurën e tij me të cilën pati një lidhje afro dy vjeçare. /Prive.al

Leave a Reply