‘Do pres sa të shkrijë Bora’/ Moderatorja i kthen varësen, Donaldi insiston: Je ajo që dua

0
321

Donald Veshaj tregoi hapur ditën e djeshme se kapitullin me Trixën e ka mbyllur, derisa për Bora Zemanin u shpreh se po mundohet ta rifitojë. Derisa pas kësaj deklarate, ai ka rikthyer në temë diskutimi varësen e tij të famshme. Mbrëmjen e djeshme, aktori postoi një video ku vinte në pah trupin e tij pa bluzë, teksa mbante varsen që ia dhuroi Borës. Videon e publikuar aktori Veshaj e shoqëroi me këngën “Say something” teksti i të cilës thotë: “Thuaj diçka, po dorëzohem para teje”.

Në videon e Donaldit është edhe pjesa tjetër ku thuhet: “Dhe unë do të gëlltisë krenarinë time/ Ti je ajo që dua”.

Sipas videos mesa duket tashmë Bora ia ka kthyer varësen aktorit. Mesa duket mes tyre ka pasur një takim… që nuk dihet se si ka përfunduar. 

Leave a Reply