Digjet një fermë e pulave në Hoqë të Vogël, ngordhin 600 pula

0
433
Foto: Ilustrim

Në fshatin Hoqë e Vogël në Rahovec është djegur një fermë e pulave, ku si pasojë kanë ngordhur rreth 600 pula, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të saj.

Ngjarja ka ndodhur në fundjavë.

“Në vendin e ngjarjes ka dal njësiti relevant dhe eksperti i zjarrit, ku dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rryma elektrike”, thuhet në raportin e Policisë.

Leave a Reply