City “all-in” për Haaland, Julian Alvarez drejt transferimit në Itali

0
253

Manchester City fitoi konkurrencën e madhe për Julian Alvarez në merkaton e janarit. Sulmuesi argjentinas u kushtoi 17 milionë euro kampionëve të Anglisë, që vendosën ta linin në huazim te River Plate deri në fund të sezonit.

Mbërritja e mundshme e Erling Haaland në “Etihad Stadium” pritet të shtyjë debutimin e Alvarez në Premier League. Mediet angleze flasin për zgjatjen e huazimit me një tjetër sezon te “Los Millonarios”.

Por, karriera e 22-vjeçarit argjentinas mund të vazhdojë në Itali. Fiorentina është klubi që ëndërron të sigurojë shërbimet e Alvarez (7 ndeshje dhe 1 gol me kombëtaren e Argjentinës).

Rocco Commisso dëshiron t’u dhurojë tifozëve një goditje të madhe në merkato nëse skuadra nga Firence siguron një biletë europiane për sezonin e ardhshëm.

Presidenti i Fiorentinës do të fillojë së shpejti bisedimet me drejtuesit e “Cityzens”, që janë të hapur në lidhje me mundësinë e huazimit të lojtarit ofensiv në Serie A./SS

Leave a Reply