Çfarë ndodh kur nuk pastroni dushin? – Faktorët që ju rrezikojnë shëndetin

0
447

Edhe pse dushi është një vend i këndshëm ku lagroni papastërtitë e grumbulluara gjatë ditës, nëse nuk pastrohet rregullisht ai mund të kthehet në një burim infeksionesh.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa prej rreziqeve që mbart kjo hapësirë e shtëpisë për shëndetin tuaj.

Mund të shkaktojë alergji dhe astmë në disa njerëz

Mjediset me lagështi të lartë krijojnë kushte ideale për rritjen e mykut.

Për individët e shëndetshëm pak myk që mund të gjendet në banjë, në derën e dushit apo mure nuk është shkak për shqetësim.

Por për individët me imunitet të dobët, ky mund të jetë një rrezik më i madh.

Për njerëzit me astmë ose alergji të shkaktuar nga myku, ekspozimi në ambiente të tilla mund të shkaktojnë simptoma që zakonisht lidhen me alergjitë e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Duke përfshirë këtu lotimin e syve, kollitjen dhe madje edhe skuqjen e lëkurës.

Mund të merrni ndonjë infeksion të lëkurës

Edhe pse kjo gjë ndodh më shpesh në dushet publike si për shembull në palestër, ekziston mundësia që të infektoheni edhe në shtëpinë tuaj.

Kjo mund të ndodhë kur jetoni edhe me njerëz të tjerë në shtëpi dhe kur nuk e keni pastruar vaskën për shumë kohë.

Mikrobet që shkaktojnë infeksione kërpudhore dhe bakteriale mund të shumohen dhe të lulëzojnë në dyshemenë e dushit.

Disa nga infeksionet më të zakonshme përfshijnë lythat, papillomavirusin njerëzor (HPV) dhe stafilokokun.

Mund të çojë në probleme me stomakun

Disa lloje mikrobesh që mbeten në dush të tilla si E. coli, mund të shkaktojnë probleme me barkun, si diarre, dhimbje stomaku dhe të vjella.

Këta patogjenë mund të kalojnë nga duart tuaja të pista në objekte e sipërfaqe të tjera dhe të përhapen nga një person në tjetrin.

Për fat të mirë, infeksione të tilla kalojnë vetë brenda një jave, por ato rrezikojnë fëmijët dhe të moshuarit duke shkaktuar probleme serioze të gjakut dhe veshkave

Mund të shkaktojë infeksion të mushkërive

Grumbullimi i kërpudhave mund të tërheqë dhe mbrojë mikrobet e tjera të dëmshme si bakteret Legionella.

Këto baktere mund të gjenden në kokat e dushit ose në rubinet dhe mund të përmbajnë patogjenë potencialisht të rrezikshëm.

Kur njerëzit pa dashje konsumojnë ujin e dushit me Legionella, ata mund të zhvillojnë ndonjë infeksion të mushkërive.

Njerëzit me sistem imunitar të dobësuar dhe ata me sëmundje kronike të mushkërive, janë në rrezik më të lartë për t’u prekur.

Si të pastroni dushin?

Përdorni një detergjent të butë sapuni dhe furçë pastrimi për të pastruar sipërfaqet e dushit.

Pasi të keni hequr çdo papastërti të dukshme, spërkatni një dezinfektues për të vrarë mikrobet.

Për të pastruar perden e dushit përdorni sprucues me dezinfektues ose peceta, për të zvogëluar numrin e mikrobeve.

E njëjta gjë vlen edhe për dyert e dushit.

Dezinfektoni kokat e dushit me sprej dezinfektues ose produkte shkumuese. Por për një pastrim të thellë, mund t’ju duhet t’i zhbllokoni dhe t’i zhysni në ujë me dezinfektues.

Më pas përdorni një furçë për të larguar çdo papastërti.

Pastrimi dhe dezinfektimi i dushit çdo javë do të ndihmojë në mbajtjen larg të mykut dhe baktereve./AgroWeb.org

Leave a Reply