Butrint Imeri këndon i shtrirë në koncert para fansave të tij

0
373

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, është shumë i angazhuar me koncerte gjatë verës.

Teksa mundohet të dhurojë spektakël për fansat e tij të shumtë, këngëtari shpesh herë i argëton ata edhe me lëvizje të ndryshme në skenë.

Mirëpo në një nga koncertet e tij të fundit, Imeri ka bërë një gjest të pazakontë, duke kënduar i shtrirë në skenë.

Ai ka qenë duke interpretuar baladën e tij “Brengë” në një nga koncertet e fundit, kur ishte shtrirë para publikut dhe po këndonte.

Shumë prej fansave mund të shihen duke e incizuar me telefon dhe duke kënduar një zëri me këngëtarin.

Butrinti përndryshe edhe këtë verë vazhdoi të shquhet si një prej këngëtarëve më të dëshiruar nga publiku në mbrëmje muzikore të ndryshme. /Telegrafi/

Leave a Reply