Bobaj: Korisha do ta mbështes LVV-në masovikisht më 17 tetor

0
401

Kandidati i LVV-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit, Ramë Bobaj, është shprehur i bindur se fshati Korishë dhe Kabashi do të kenë mbështetje të madhe nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Bobaj, ka thënë se këto dy lokalitete do ta kenë mbështetjen e qeverisë Kurti për shtyrë përpara politika që zhvillojnë kulturën dhe turizmin. Për këtë arsye, Bobaj beson se banorët e Korishës do ta mbështesin LVV-së masovikisht më 17 tetor.

Postimi i plotë:

Sot patëm nderin dhe kënaqësinë e veçantë që ta mirëpresim në vendlindjen time Kryeministrin Albin Kurti. Bashkë me Kryeminstrin Albin Kurti, kryetarin e Prizrenit Mytaher Haskuka, deputetet Arbër Rexhaj dhe Jetmire Vrenezi pata mundësinë që ta zhvillojë një bisedë të ngrohtë në Korishë dhe vazhduam tutje për të vizituar vlerat e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Kabashit.
U ngjitëm tek Kalaja e Korishës e cila i përket periudhës parahistorike dhe është simbol i autoktonisë tonë shqiptare, simbol i kulturës dhe një vlerë e madhe historike për tërë vendin. Kryeministri dëgjoi nga afër zhvillimet dhe gërmimet që janë bërë nga arkeologu i njohur Pleurat Kabashi, si dhe dëgjoi për angazhimin dhe përkushtimin e komunitetit tonë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, dhe për potencialin që ka ky venbanim si Korisha për zhvillimin e turizmit rural.
Korisha dhe Kabashi do të kenë mbështetjen e madhe nga Kryeministri për të shtyrë përpara politika të tilla që do të zhvillojnë kulturën, turizmin dhe do të forcojnë banorët lokal.
Kjo është edhe një arsye shtesë se pse Korisha duhet ta mbështesë Lëvizjen Vetëvendosje edhe në këto zgjedhje lokale masivisht!

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Leave a Reply