Benzema i bashkohet Real Madridit në stërvitje

0
143

Karim Benzema është rikthyer në qendrën stërvitore të Real Madridit për ta vazhduar fazën e rehabilitimit dhe të shërimit nga lëndimi.

Fituesi i Topit të Artë ka përfunduar në Madrid dhe po punon me stafin e klubit, i cili po e ndihmon në tretmanin mjekësor.

Real Madridi ka qenë në dispozicion për të bashkëpunuar dhe për ta ndihmuar legjendën e tij, ndërsa klubi saudit, Al Ittihad e falënderoi klubin mbretëror spanjoll përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan “Gazeta Express”.

Rikthimi i ish-futbollistit të Lyonit në “Santiago Bernabeu” nuk ka qenë asnjëherë në opsion në afatin kalimtar të janarit, por disa dashuri nuk përfundojnë kurrë.

Prandaj, gjatë verës mund ta shohim eventualisht një rikthim të ish-përfaqësuesit francez tek “Los Blancos”.

Benzema është shprehur i pakënaqur në klubin saudit, ku ka pasur jo rrallëherë zënka me trajnerin, prandaj nuk përjashtohet mundësia që ai të rikthehet në futbollin evropian gjatë verës që po vjen.

Mbetet të shihet se në cilin klub do të përfundojë veterani i sulmit, i cili ka qenë njëri prej sulmuesit më të mirë në Evropë në dekadën e fundit.

Leave a Reply