Ja kur fillon mosha e tretë, sipas studimit

0
184

Perceptimi për moshën ka ndryshuar shumë me kalimin e viteve. Këtë e vërteton një studim i realizuar në universitetin e Berlinit dhe i publikuar në “Psychology and Aging”. Sipas tij, janë gjetur prova se mosha e tretë aktualisht llogaritet ndryshe. Ata që dikur quheshin persona të vjetër, tashmë nuk hyjnë më në këtë kategori nëse nuk janë pranë të 74-ave.

Në studim kanë marrë pjesë 14.056 persona të lindur nga 1911 deri në 1974-ën. Ata janë pyetur kur kanë qenë 25 vjeç, më pas kur kanë qenë 40 deri 100 vjeç (për ata që e arritën atë moshë).

Një nga pyetjet që u janë drejtuar është edhe: Në cilën moshë e konsideron dikë si të plakur ose pjesë të moshës së tretë?

Personat që kishin lindur në 1911-ën e konsideronin veten të plakur në moshën 71-vjecare. Ndërsa të lindurit më vonë e konsideronin në moshën 74-vjeçare. Gjithashtu, me kalimin e kohës, secili e konsideron më të lartë moshën kur quhet i vjetër si një mënyrë për t’u ndjerë më mirë me veten.

Gratë, sipas studimit, e bëjnë këtë gjë më shumë se burrat dhe mosha e tyre e plakjes është dy vite më e lartë se e burrave. Si konkluzion, ky studim tregon se njerëzit po e luftojnë pleqërinë duke bindur veten se plakja nis me vonesë, pasi është një gjendje e padëshiruar.

Leave a Reply