Pas 17 tetorit do t’ia kthejmë epitetin që e meriton Prizreni, si qyteti më i pastër në Kosovë

0
314

Kandidati i PDK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit, Islam Ukimeri, është shprehur i bindur se me rikthimin e PDK-së në pushtetin lokal, qytetit do t’i kthehet epiteti si më i pastërti në nivel vendi.

Këto qëndrime Ukimeri, i ka dhënë pas realizimit të aktivitet për mbjelljen e disa fidaneve në disa pjesë të qytetit.

Postimi i plotë:

Bashkë me Kryetarin në ardhje të Komunës z. Shaqir Totaj, si dhe me kandidatët për Kuvendin Komunal të Prizrenit, sot këtë ditë të bukur me diell, i’a kushtuam përkujdesjes ndaj ambientit, ku mbjellëm shumë fidane në pjesën e Marashit.
Ky pushtet i papërgjegjshëm i udhëhequr nga VV, e ka degraduar tej mase ambientin tonë të bukur që na rrethon, nga moskujdesja institucionale, ku si pasojë, Mytaher Haskuka e ka kontaminuar skajshmërisht qytetin tonë të lashtë.
Në kohën e qeverisjes së PDK-së, nga organizata të ndryshme, Prizreni disa herë është shpallur si qyteti më i pastër, ndërsa nga Bashkimi Europian, Prizreni është shpallur ndër 10 qytetet më të bukura në Europë. Pas 17 tetorit, PDK, në krye me z. Shaqir Totaj, do t’ia kthej namin e dikurshëm dhe epitetin që e meriton Prizreni, si qyteti më i pastër dhe më i bukur në Kosovë.

PDK177

ShaqirTotaj

BashkëpërPrizrenin

IslamUkaj4

Leave a Reply