BBV e ftoi për natën finale! Zbulohet SMS-ja e Bora Zemanit: Pak show morët nga unë?

0
396

Moderatorja Bora Zemani ka qenë një nga personat që ishte ftuar nga produksioni i Big Brother VIP për të marrë pjesë në natën finale të këtij spektakli. Dosja.al ka mësuar se për shkak të marrëdhënies që ka pasur me aktorin Donald Veshaj, Zemani e ka refuzuar këtë ftesë.

Madje, vizitën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri që mbylli dyert një natë më parë e lajmët që dolën pas puthjes me aktorin, i ka konsideruar një shoë të mjaftueshëm që BBV ka marrë prej saj. E për këtë arsye, në përgjigjen që i ka kthyer produksionit, Bora ka shkruar: Pak show morët nga unë?

Ndërsa sot, Zemani ka publikuar një video me anë të së cilës ka treguar se ka planifikuar një dakrë me mikeshat e saj. Siç duket, axhenda e moderatores mban ritmin e vet, pavarësisht ndodhive që kanë ‘shkundur’ jetën e Donaldit së fundmi.

Leave a Reply