Atletët e KA “Prizreni” fitojnë tre vendet e para në “Mitingu i Parë i Hapur”

0
398

Klubi i Atletikës “Prizreni” ka marrë pjesë në “Mitingu i Parë i Hapur” të mbajtur në qytezën e Malishevës.

Në këtë garë Klubin e Atletikës “Prizreni” e përfaqësuan tre atletë dhe u fituan tri vende të para dhe një vend i dytë, thuhet në njoftimin e klubit nga Prizreni, transmeton 04 Online.

“Sot më, 07.05.2022 nën organizimin e FAK – ut në bashkëpunim me KA “Malisheva”, u mbajtë gara “Mitingu i Parë i Hapur”.
Në këtë garë Klubin e Atletikës “Prizreni” e përfaqësuan tre atlet dhe u fituan tri vende të para dhe një vend i dytë. Rezultatet ishin shumë të mira në krahasim me erën e cila ju pengoi të gjithë atletëve.
Sara Susuri – U – 20, e para në 100 dhe 300 m. rekord personal 41.93 për seniore,
Armel Qovanaj – U – 20, i pari në 100 m. për senior dhe
Almass Shabani – U – 18, i dyti në shtytjen e gjyles për U – 18.
Në emër të kryetarit Gazi Renaku dhe trajnerëve Bajram Duja dhe Adnan Tahiri, urime dhe suksese në garat e rradhës!”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply