Aksidenti në Dragash: Varrosen nënë e bijë, familjarët falin gjakun

0
420

Janë varrosur nënë e bijë që humbën jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi të hënën në rrugën Dragash-Zhur.

Në ceremoni morën pjesë shumë qytetarë, e në mesin e tyre edhe familjarë të personit që dyshohet se e shkaktoi aksidentin tragjik.

Gjatë ceremonisë, familja e viktimave e fali gjakun e dy prej më të dashurave të tyre, dhe këtë e bënë në prani të pjesëmarrësve në varrim.

Gazeta Sinjali ka raportuar se personi që dyshohet se shkaktoi aksidentin tragjik është Skender Seferi, rreth 37-vjeçar.

Lidhur me rastin, Policia thotë se po kryhen hetime nga njësia e Trafikut Rajonal të Prizrenit.

“Në vendin e ngjarjes kanë ndalur edhe zyrtar të lartë nga Njësia e trafikut rajonal, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante. Me urdhër te prokurorit te shtetit trupat e pa jetë dërgohen ne IML Prishtinë, ndërsa I dyshuari pas marrjes se ndihmës se par ndalohet për 48 ne ndalim policor me urdhër te prokurorit te shtetit”, njoftoi PK.

Gruaja e cila vdiq bashkë me të bijën në aksident, ka lënë pas vetes edhe dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë./Gazeta Sinjali/

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here