Tom Cruise ngatërron makinën e tij me atë të Rishi Sunak, pamjet nga momenti i sikletshëm bëjnë xhiron e rrjetit

0
280

Shumë njerëz e kanë ngatërruar makinën e tyre me atë të dikujt tjetër, por ylli i Hollivudit, Tom Cruise bëri një hap më tej pasi u përpoq të hipte në makinën e kryeministrit britanik Rishi Sunak. Në një video, e cila është bërë virale në rrjetet sociale, Cruise shihet aksidentalisht duke u përpjekur të futet në makinën e gabuar.

Videoja është regjistruar dhe postuar në rrjetet sociale ku po bën xhiron e rrjetit. Dera e makinës së Sunak nuk u hap dhe Tom Cruise i buzëqeshur më pas shihet duke ecur drejt automjetit të tij duke kërkuar falje pak para se të mbërrinte kryeministri britanik dhe shoqëruesi i tij.

Tom Cruise ndodhet në Angli për të filmuar pjesën e fundit të serialit të filmave ‘Mission Impossible’, i cili pritet të dalë vitin e ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here