Aksident i rëndë mes furgonit e traktorit në Prizren, një person dërgohet në QKUK

0
351
Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku mes një furgoni dhe një traktori ka ndodhur sot në Prizren, në fshatin Atmaxhë të Prizrenit.

Si pasojë e aksidentit, shoferi i traktorit ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia e Kosovës dhe kanë thënë se deri te aksidenti ka ardhur nga mospërshtatja e shpejtësisë dhe mosfunksionimi i sistemit të pajisjeve për sinjalizime nga ana e traktorit.

Leave a Reply