96 për qind e kosovarëve kanë qasje në internet, për çfarë po e përdorin më së shumti?

0
318

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Rezultatet e Anketës së Përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) për vitin 2021.

Ky publikim ofron të dhëna për shfrytëzimin e teknologjisë informative dhe komunikimit në tërë territorin e Kosovës nga ekonomitë familjare dhe individët e kategorisë 16-74 vjeç.

Nga rezultatet e dala nga ky publikim, rezulton se në vitin 2021, ekonomitë familjare në Kosovë kanë pasur qasje në internet nga shtëpitë, nga çfarëdo pajisjeje, prej 96.1%, ndërsa 2.1% e ekonomive familjare janë deklaruar se nuk kanë pasur qasje në internet nga asnjë lloj pajisjeje. Qasja në internet kryesisht ka qenë nga telefoni celular, pasuar nga kompjuteri desktop, laptop, tablet etj.

Ndërkaq, përdorimi i internetit për të blerë ose porositur mallra dhe shërbime përmes internetit ishte 23.1% (tre muaj para intervistës.

Prej 96.1% të ekonomive familjare që kanë pasur qasje në internet, 94% janë shërbyer përmes linjës fikse (fix broadband që përfshinë: rrjet optike ose kabllor, ADSL, DSL, VDSL, internet kabllor, Ëifi etj.), ndërsa 62.3% përmes linjës mobile (mobile broadband që përfshinë: telefona smart 3G, tablet, etj.).

Në krahasim me vitin 2020 vërehet se ka pasur rënie në përqindje të përdorimit të internetit përmeslinjës fikse prej 1.1%, por nga ana tjetër ka pasur rritje në përdorimin e internetit nga linja mobile prej 8.3%.

Të dhënat tregojnë për përdorimin intensiv të internetit nga individët e moshës 16-74 vjeç në vitin 2021. Individët e kësaj grup moshe që kanë përdorur internetin gjatë tre muajve para intervistës përfaqësojnë 95.3% të popullsisë në këtë studim. Tregues i cili ka regjistruar një rënie të vogël rreth 0,3% krahasuar me vitin paraprak, ndërkohë që 2.5% e individëve janë deklaruar se asnjëherë nuk e kanë përdorur internetin.

Nga ana tjetër, aktivitetet që u kryen nëpërmjet internetit në tre muajt e fundit nga momenti i kryerjes së intervistës dhe të cilat kanë regjistruar rritjet më të larta në krahasim me vitin 2020 janë: Leximi i lajmeve në faqe të internetit / gazetat / lajmet e revistave me 8.5%, kërkim i informacionit lidhur me shëndetin me 21%, dhe internet Banking (e-Banking) me 3.2% rritje.

Prej 95.3% e individëve të moshës 16-74 vjeç të cilit kanë përdorur internetin gjatë tre muajve para intervistës, përdoruesit e shpeshtë të internetit që përdorin internet çdo ditë ose pothuajse çdo ditë, përfaqësojnë 87,6 % të individëve dhe 7,6 % prej tyre që përdorin të paktën një herë në javë, krahasuar me 92,9% dhe 2.2, % për të njëjtat kategori në vitin 2020, ku përqindja e përdoruesve të internet çdo ditë / pothuajse çdo ditë ka shënuar rënie prej 5.3% ndërsa në përqindja e individëve që përdorën internetin të paktën një herë në javë ka shënuar ngritje rreth 5.4%.

Prej 95.3% e individëve të grup-moshës 16-74 vjeç që kanë përdorur internetin gjatë tre muajve të fundit në momentin e intervistës, kanë deklaruar se 19.2% prej tyre përdoren internetin për të kryer aktivitete mësimore online siç janë: përdorimi i materialeve audio-vizuele, libra elektronik, mësime rreth softëare-ve etj që krahasuar me vitin 2020 shënon rritje për 2.1%.

Prej 95.3% e individëve të grup-moshës 16-74 vjeç që kanë përdorur internetin gjatë tre muajve të fundit në momentin e intervistës kanë deklaruar se 19.1% e tyre kanë kryer kurse online, krahasuar me vitin 2020 shënon rënie për 13.2%.

Prej 95.3% e individëve që kanë përdorur internetin gjatë tre muajve të fundit në momentin e intervistës, përqindje më të lartë për të përdorur materiale mësimore online regjistrojnë individët me nivel të arsimit i mesëm i larte dhe profesional me 14.1% si dhe 3% që përfaqësojnë individët e nivelit arsimi terciar dhe 2 % arsimi i mesëm i ulët.

Krahasuar me vitin 2020, për të njëjtat aktivitete të kryera nga individët me nivel të arsimit i mesëm i larte dhe profesional shënon rënie në përqindje për 1.4%.

Prej 95.3% e individëve që kanë përdorur internetin gjatë tre muajve të fundit në momentin e intervistës, përqindje më të lartë të përdorimit të internetit për të kryer kurse online regjistrojnë individët me nivel të arsimit i mesëm i larte dhe profesional me 14.2% si dhe 3% që përfaqësojnë individët e nivelit arsimi terciar dhe 2 % arsimi i mesëm i ulët.

Krahasuar me vitin 2020 për të njëjtin aktivitet të kryer nga individët me nivel të arsimit i mesëm i larte dhe profesional shënon rritje në përqindje për 5.3%.

Blerjet “online” i referohen porosive apo blerjeve të mallrave ose shërbimeve nëpërmjet internetit, për qëllime personale nëpërmjet çdo lloji pajisjeje (psh. kompjuter, smart phone etj).

Të dhënat e paraqitura tregojnë se në vitin 2021 përqindja e individëve të grup-moshës 16-74 vjeç që kanë blerë apo porositur mallra dhe shërbime përmes internetit 3 muaj para intervistës është 23.1%, ku krahasuar me vitin 2020 ky tregues ka shënuar një rënie për 12.3%. Ndërsa nga ana tjetër përqind e individëve që asnjëherë nuk kanë blerë ose porositur online është rritur për 3.1%.

Për më tepër, produktet që zënë peshën më të madhe këtë vit janë: rroba dhe mbathje 20.8%, lodra për fëmijë ose sende të kujdesit për fëmijë 7.1%, shtesa dietike apo mjekësore siç janë vitaminat 7.0%, porositje e ushqimit nga restaurantet 7.4%, kozmetikë 11.2% etj. Krahasuar me vitin 2020 produktet që janë porositur dhe që kanë shënuar rritje janë: lodra për fëmijë ose sende të kujdesit për fëmijë 1.6%, kompjuter, tableta, telefona ose pajisje shtesë me 1.7%, shtesa dietike apo mjekësore me 3.8%, porositje e ushqimit ose pije nga dyqanet ose nga ofruesit e shujtës me 2.6%. /Lajmi.net

Leave a Reply