77 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 5 raste në Prizren

0
420

IKSHPK kë bërë të ditur se sot janë konfirmuar edhe 77 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.

‘’Sot më 17 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 437 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.’’

‘’Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 77 raste.’’, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 21 (sipas vendbanimit: 21 raste Prishtinë), Komuna e Gjilanit 9 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Gjilan, 1 Malishevë),

Komuna e Mitrovicës 7 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Mitrovicë, 1 rast Shipol, 1 rast Gushavc dhe 1 rast Tuneli i parë),

Komuna e Podujevës 7 raste (sipas vendbanimit: 7 raste Podujevë),

Komuna e Drenasit 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Drenas),

Komuna e Prizrenit 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prizren dhe 1 rast Rogovë e Hasit), Komuna e Vitisë 4 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Pozharan dhe 2 raste Sllatinë e epërme), Komuna e Vushtrrisë 4 raste (sipas vendbanimit:2 raste Vushtrri, 1 rast Novolam dhe 1 rast Stanovc i poshtëm),

Komuna e Fushë Kosovës 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Fushë Kosovë),

Komuna e Obiliqit 4 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Milloshevë dhe 1 rast Plemetin)

Komuna e Skenderajit 3 raste(sipas vendbanimit: 3 raste Skenderaj)

Komuna e Ferizajit 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Komogllavë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Gjakovë dhe Mamushë.

Po ashtu bëhet apel që të respektohen masat e distancës dhe mbajta e maskës deri ën përfundim të pandemisë.

Leave a Reply