16 rastet pozitive në Prizren janë kontakte të doganierit, infermierit dhe punëtorit të “Hidroregjionit”

0
1106

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në komunën e Prizrenit sot kanë rezultuar pozitiv edhe 16 raste të reja me COVID-19.

Të gjitha këto raste kanë rrjedhur nga kontaktet e rasteve të mëparshme në komunën e Prizrenit.

Tani numri total i rasteve aktive me COVID-19 në Prizren është 19.Drejtori i Shëndetësisë së Prizrenit, Visar Shehu, ka thënë për KALLXO.com se të gjitha janë raste kontakti.

“Familjarët e rastit të parmbrëmshëm që ishte doganier, familjarët e personit që doli dje pozitiv në Hidroregjion dhe familjarë të infermierit, i cili rezultoi dje pozitiv me COVID-19”, ka thënë ai.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se Prizreni do të shpallet zonë karantine.

“Menjëherë pas pranimit të raportit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, u dakorduam me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, që Prizrenin ta shpallim zonë karantinë”, ka shkruar Haskuka në Facebook.

Dje Prishtina, Ferizaj dhe Suhareka janë shpallur zonë karantine.

Leave a Reply