Edhe Prizreni në karantinë

0
1121

Pas lajmit se në Prizren kanë rezultuar edhe 16 raste të reja me COVID-19, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Komunës së Prizrenit.

Si rrjedhojë, Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se janë dakorduar me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, që Prizrenin ta shpallin zonë karantinë.

“Sipas raportit të sotëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në komunën e Prizrenit sot për fat të keq kanë rezultuar pozitive edhe 16 raste të reja me COVID-19.

Të gjitha këto raste kanë rrjedhur nga kontaktet e rasteve të mëparshme në komunën tonë.

Tani numri total i rasteve aktive me COVID-19 në Prizren është 19.

Menjëherë pas pranimit të raportit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, u dakorduam me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, që Prizrenin ta shpallim zonë karantinë”, ka thënë Haskuka./04 Online

Leave a Reply