Vitia tregon se kush do vaksinohet së pari

0
317

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se në luftën kundër Covid-19 vetëm bashkë do ia dalim, shkruan Indeksonline.

Ai tregoi që këtë javë fillon vaksinimi ndërsa prioritet kryesor është personeli shëndetësor.

“Jemi që bashku në një moment të shumëpritur. Arritja e vaksinave të para shënon fillimin në një faze të re në luftën ndaj Covid-19. Ky donacion arrin nga aleanca Covax. Duhet të ketë gjithëpërfshirje në këtë betejë të përbashkët. Ka kaluar më shumë se një vit prej rasteve t para. Jemi në gjendje të rëndë. Me numër të lartë të pacientëve, vende të pakta të lira në spitale.

Ashtu si tha nga kryeministri, kohë nuk ka për të humbur. Do të fillojmë me masat e para aty ku duhet më së shumti. Vend për clirimin dhe relaksim nuk ka. Duhet ta dimë se nuk ka vend për relaksim. Ta mbajmë maskën dhe distancë e të shmangim vendet e mbyllura.

Vaksinimi fillon këtë javë me prioritet personelin shëndetësor. Ata kanë qenë në vijë të parë të frontit dhe kanë bërë punë të jashtëzakonshme.

Qytetarë të dashur me duhet të theksoj se në ditët, javët, në muajt në vazhdim duhet të bëjmë respektimin rigoroz të masave. Për veten dhe për të tjerët, për të gjitha kategoritë e tjera, të cilët mund ti humbasin në çdo moment nëse nuk jemi të kujdesshëm”./Indeksonline/

Leave a Reply