Kurti: Vaksinimi të fillojë menjëherë, pa asnjë vonesë

0
331

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur pas arritjes së kontigjentit të parë të vaksinave kundër Covid-19 në Kosovë, shkruan Indeksonline.

Ai tha që vaksinimi duhet të fillojë menjëherë dhe pa asnjë vonesë.

“Jemi mbledhur për të mirëpritur arritjen e kontigjentit të parë.

Është një kontigjent i vogël por që ngjallë shpresë të madhe në vendin tonë për krijimin e shpëtimit të shpejtë të njerzëv sidosmos të popollsisë në rrezik.

Secila jetë në secilin vend të botës është e çmuar, prandaj më shumë se kurrë bota ka nevojë për solidaritet.

Deri tash besoj e kemi mësuar se virusi nuk njeh kufij dhe se askush në asnjë vend nuk është i sigurt derisa të gjithë jemi të sigurt.

Falënderoj aleancën COVAX dhe të gjithë ata që siguruan këto vaksina. Vendi ynë është i vogël dhe i varfër andaj ka nevojëp për mbështetje të madhe, sidomos nga BE dhe SHBA.

Gjatë vitit që lamë pas u humb një kohë e çmuar, jo vetëm në menaxhmimn e pandemisë por edhe me sigurimin e vaksinave.

Na ka kushtuar me shumë jetë njerëzish, atë nuk e kthejmë mbrapa por tash është koha të veprojmë. Vaksinimi të fillojë menjhërë, pa asnjë vonesë.

Shifrat e të vdekjeve i ngjajnë një kohë lufte.

Qeveria jonë, qeveria juaj, që keni zgjedhur është në krye të detyrës për të siguruar sa më shumë vaksina”./Indeksonline/

Leave a Reply