Urime! Kryeministri Haradinaj jep lajmin e mirë

0

Është paralajmëruar rritja e pagës minimale në vend.

Këshilli Ekonomik Social (KES), i drejtuar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, më 28 dhjetor të vitit 2017 në mbledhjen e mbajtur kishte vendosur që të ndryshojë pagën minimale në vend, rrjedhimisht për rritje të saj në vlerë prej 250 euro. Ky propozim i është dërguar edhe Qeverisë për miratim me 11 janar të vitit 2018.

Ndërsa sot, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se i ka kërkuar ministrit Reçica që menjëherë të riaktivizoj Këshillin Ekonomik Social, në mënyrë që të filloj diskutimi për pagën minimale në vend.

“Rritja e pagës minimale në vend është një nga veprimet e domosdoshme që ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve tanë. Sot, kam kërkuar nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica që menjëherë të riaktivizoj Këshillin Ekonomik Social, në mënyrë që të filloj diskutimi për pagën minimale në vend. Unë si Kryeministër dhe Qeveria e vendit, përkrahim fuqishëm rekomandimin e Këshillit Ekonomik Social, për rritjen pagës minimale, e cila nuk ka pësuar rritje që nga viti 2011”, ka thënë Haradinaj.

Andaj, sipas tij, është shumë me rëndësi që edhe kjo pjesë e shoqërisë të përfitoj nga rritja ekonomike e vendit që ka ndodhur nga ky vit dhe ashtu siç kemi vendos rregull edhe në sektorin publik, përmes miratimit të Ligjit për Pagat.

“Në këtë rrugëtim, do të merren në konsideratë dhe në shqyrtim të gjitha palët e nevojshme, në mënyrë që ky proces të finalizohet sa më parë”, ka thënë kryeministri.