“Te Franca kam më shumë liri”, Mbappe thumbon PSG-në dhe Galtier

0
2231

Franca mposhti 2-0 Austrinë në Nations League me golat e Kylian Mbappe dhe Oliver Giroud. Goli i 28-të me “Gjelat” për yllin e PSG-së, i cili pas ndeshjes nuk i kurseu thumbimet për klubin e tij dhe trajnerin Galtier.

Kam më shumë liri në kombëtare sesa te PSG-ja. Te Franca luaj ndryshe, ata më kërkojnë të bëj të tjera gjëra krahasuar me PSG-në. Kam më shumë liri këtu. Trajneri e di që ne kemi Giroud si numër 9.

Ai merret me mbrojtjen kundërshtare dhe më krijon shumë hapësira. Te Parisi është ndryshe, një gjë e tillë nuk ekziston. Ata më aktivizojnë si qendërsulmues, një ndryshim shumë i madh”, deklaroi 23-vjeçari.

Leave a Reply