Tatari: Qëllimi im është implementimi i sa më shumë projekteve biznesore në komunën e Prizrenit

0
643

Kandidati i AKR-së për Asamblenë Komunale në Prizren, Erdet Tatari, është zotuar se në rast se fiton një ulëse në këtë institucion, zëri i tij do të jetë i fokusuar në fushën e ekonomisë lokale.

Tatari ka thënë se qëllimi i tij kryesor është të insistoj në implementimin sa më shumë të projekteve biznesore në Komunën e Prizrenit, e cila arrihet nëpërmjet investimit të kapitalit të brendshëm dhe të jashtëm.

Përndryshe Tatari, ka përvojë 15 vjeçare në menaxhim të biznesit, ekonomist me profesion dhe i njohur poashtu edhe në fushën e muzikës.

Ai ka thënë se do të angazhohet për rritje të investimit të kapitalit të jashtëm.

Njoftimi i plotë:

Intensifikimi i rritjes së investimeve dhe i rritjes së punësimit në komunën e Prizrenit
Një prej problemeve kryesore në ekonominë lokale është problemi i papunësisë.Për të stimuluar rritjen e punësimit si faktor relevant është intensifikim i rritjes së prodhimit në vend.Pra sa me shumë biznese tregtare dhe prodhuese që krijohen në Prizren aq më shumë rritet punësimi.Qëllimi im kryesor është që të insistoj në implementimin sa më shumë të projekteve biznesore në komunën e Prizrenit,e cila arrihet nëpërmjet investimit të kapitalit të brendshëm dhe të jashtëm.
Pra siç dihet për të prodhuar mallra dhe shërbime firmat kanë nevoj për kapital për blerje të makinerive,paisjeve,stoqeve apo të produkteve tjera që përdoren në procesin e prodhimit apo të shërbimit.
Unë do të angazhohem kryesisht për rritje të investimit të kapitalit të jashtëm meqenëse jam në proces biznesi me firmat në Kosovë,Shqipëri dhe në Turqi do të insistoj bashkpunimin reciprok në mes te bizneseve lokale dhe ndërkombëtare.
ERDET TATARI
07.09.21 VIJON 🍀
AKR-149✅

erdettatari-22✅

Leave a Reply