Dita e ndeshjes klasike, Bayern pret Realin në Ligën e Kampionëve

0
129

Sot (e martë) është në orar për t’u zhvilluar ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve mes Bayern Munichut dhe Real Madridit.

Pas dy javëve pushim nga çerekfinalet, radha ka ardhur për ndeshjet gjysmëfinale dhe sot zhvillohet një derbi apo klasike evropiane.

Bavarezët janë nikoqir të Los Blancos në ndeshjen e madhe që pritet të zhvillohet në Allianz Stadium me fillim nga ora 21:00.

Dy ekipet janë të motivuara për të marr rezultat pozitiv pasi vijnë nga fitoret e mëdha në çerekfinale nga Arsenalit, respektivisht Manchester City.

Leave a Reply